Përparim Ramës nisin t’i shkojnë kritika edhe nga zyra e Glauk Konjufcës

Shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli, i është drejtuar Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Ramës, duke i thënë se mbi 100 pacienta janë duke pritur para Qendrës së Mjekësisë Familjare V, meqë stafi është në pauzë.

Tutje, ai ka ironizuar me Ramën, duke e pyetur mos është edhe kjo test.

“Perparim Rama Qendra e Mjekësisë Familjare me pauzë? Mbi 100 pacienta presin me fillu puna. A është test edhe kjo?”, ka shkruar Kërçeli.

Go to TOP