Përmes shitjes së maskave sigurohen 4 karroca speciale për fëmijët me aftësi të kufizuara

Islamic Relief Kosova në bashkëpunim me Organizatën Handikos, sot bënë shpërndarjen e 4 karrocave speciale për fëmijët me aftësi të kufizuara.  

Karrocat u siguruan prej fondeve të mbledhura nga Islamic Relief Kosova (me seli në Prishtinë), përmes kampanjës bamirëse ‘Blej një maskë, bëji me karrocë fëmijët me aftësi të kufizuara’, në mënyrë që këtyre fëmijëve t’u lehtësohet lëvizja.  

“Ka qenë një aksion për shitjen e maskave dhe nga shitje e tyre i i kemi siguruar fondet e mjaftueshme për t’i pajisur këta fëmijë dhe kampanja ka qenë e suksesshme”, u shpreh Lavdim Gashi, menaxher i departamentit për grumbullimin e fondeve në Islamic Relief Kosova.  

Përfitues të këtyre karrocave ishin fëmijët, nevojat e të cilëve u vlerësuan nga Organizata Handikos.  

“Këto karroca speciale kanë një kosto të lartë dhe të pa përballueshme për ekonomitë familjare në Kosovë. Prandaj ky do të jetë një lehtësim i madh për ta. Urojmë që iniciativa të tilla të ketë sa më shumë dhe të përfitojnë sa më shumë fëmijë, duke qenë se kërkesat dhe nevojat janë të mëdha”, u shpreh Kaltërina Misini, zyrtare për komunikim në Handikos. 

Ky ishte një bashkëpunim shumë i suksesshëm mes Islamic Relief Kosova dhe Handikos, i cili shpresojmë se do të vazhdojë edhe në të ardhmen. /Kosova.info/

Go to TOP