Përmbyllet me sukses WTT Feeder Prishtina 2026
Pas disa ditëve të mbushura me ndeshje spektakolare, emocione të forta dhe pingpong të nivelit më të lartë ndërkombëtar, është përmbyllur me sukses WTT Feeder Prishtina 2026 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Turneu mblodhi sportistë nga shumë vende të botës, të cilët gjatë gjithë javës dhuruan përballje të jashtëzakonshme, rezultate të ngushta dhe momente që mbajtën publikun në emocion deri në pikën e fundit.
Në finalet e zhvilluara sot u kurorëzuan kampionët e këtij edicioni:
🏆MIXED DOUBLES FINAL
Gustavo Gomez & Daniela Ortega
🏆 WOMEN’S DOUBLES FINAL
🇮🇳 Syndrela Das & Divyanshi Bhowmick
🏆 MEN’S DOUBLES FINAL
🇪🇸 Juan Perez & Daniel Berzosa
🏆 WOMEN’S SINGLES FINAL
🇮🇳 Divyanshi Bhowmick
🏆 MEN’S SINGLES FINAL
🇭🇷 Ivor Ban
WTT Feeder Prishtina 2026 dëshmoi edhe një herë nivelin e lartë organizativ të Federatës së Pingpongut të Kosovës dhe rëndësinë e Prishtinës si mikpritëse e ngjarjeve ndërkombëtare të pingpongut.
Falënderojmë të gjithë sportistët, trajnerët, gjyqtarët, vullnetarët, partnerët dhe mediat për kontributin e tyre në suksesin e këtij turneu, si dhe publikun që ishte pjesë e kësaj atmosfere sportive gjatë gjithë javës. /Kosova.info/
