Përleshje mes tifozëve të Dritës dhe Copenhagen në Prishtinë

Një incident mes tifozëve të Dritës dhe atyre të Copenhagen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë.

Përleshja ka ndodhur te “Kafet e Rakisë” rreth orës 19:00, ndërsa ngjarja është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 19:00 ka ndodhë një incident, ku disa tifozë janë përleshur mes vete. Policia ka vënë situatën nën kontroll dhe janë duke marrë veprimet e nevojshme”, ka bërë të ditur PK.  

Ndeshja e kthimit mes Dritës dhe Copenhagen, që është në kuader të kualifikimeve për Champions League, zhvillohet sonte në Prishtinë, ndërsa në takimin e parë të zhvilluar në Danimarkë, skuadra daneze ka triumfuar me rezultat 2-0.


Go to TOP