Përleshje mes pesë personave në Prishtinë, Policia i arreston të gjithë dhe konfiskon armët
Një përleshje ka ndodhur mes disa personave të dielën në Prishtinë në rrugën “Basri Canolli”.
Nga ky rast kanë mbetur të lënduar pesë persona. Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë të gjithë, teksa ka konfiskuar edhe armët e tyre.
Kjo është komunikata e plotë e Policisë:
Arrestohen pesë persona për përfshirje në rrahje, sekuestrohen dy armë
Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën “Basri Canolli” në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë pesë persona.
Në këtë rast , janë lënduar të gjithë personat e përfshirë.
Personat e lënduar pas trajtimit të nevojshëm mjekësor dhe intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën pjesëmarrje në rrahje.
Njëri nga personat e dyshuar, ngarkohet edhe me veprën Mbajtje në prosnësi, kontrollë apo posedim i paautorizuar i armëve, pasi në shtëpinë e tij janë gjetë dhe sekuestruar:
– një pushkë gjuetie armë
-një pistoletë
-dy karikatorë
– 63 fishekë etj.
