Përleshje fizike në Prishtinë, një i lënduar
Një përleshje fizike është raportuar sonte në mbrëmje në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Me këtë rast, një person ka mbetur i lënduar dhe i njëjti ka marrë trajtim mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’ në Prishtinë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Sipas informatave fillestare, një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Personat e përfshirë janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa njësitet përkatëse po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar Pllana .
