“Përhapje panike në ballinat e lajmeve” Bislimi flet për ikjen e mjekëve, infermierëve e qytetarëve nga Kosova

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka folur në Komision Parlamentar lidhur me ikjen e qytetarëve të Kosovës nga vendi, përfshirë këtu edhe mjekët dhe infermierët.

Bislimi e ka quajtur “përhapje panike”. Madje, atij ia kanë zënë rrugën edhe pak mediat ku ka thënë se kjo panik po përhapet në ballinet e lajmeve, derisa ka bërë thirrje të mendohet pozitivisht për vendin.

Ai ka thënë se në Kosovë me ikjen e qytetarëve nuk po ndodh asgjë ndryshe nga vendet e rajonit.

“Një gjë është me përhapë panik, kur vazhdimisht në ballinat e lajmeve kemi po ikin mjekët, infermierët dhe një gjë tjetër është me mendu pozitivisht për shtetin dhe me u bazu në statistika. Nëse bazohemi në statistika në Kosovë nuk është tu ndodhë asgjë ndryshe nga ajo që ndodh në Bullgari, Kroaci, Serbi, Shqipëri, Maqedoni e kudo tjetër. Mendoj që përhapja e panikës dhe të krijohet një ambient ku secili largohet nga vendi, jo veç që është qëllim keqe, por edhe e dështuar.”, tha Bislimi. 

Go to TOP