“Për mua janë të rëndësishme raportet e BE-së”, Bislimit nuk i pëlqen t’ia përmendin “korrupsionin parlamentar” në gjetjet e DASH-it

Sot Raportimi i Zëvendëskryeminsitrit të Kosovës për Integrime Evropiane Besnik Bislimit ka filluar me përplasje mes tij dhe kryetares së Komisionit për Integrime Evropiane, deputetes së LDK-së, Rrezarta Krasniqi.

Pasi Bislimi përfundoi ekspozenë për punën e tij ku u përmenden raportet ndërkombëtare ku Kosova ka shënuar rritje në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, deputetja e LDK-së, Krasniqi ia ka përmendur Bislimit raportin e DASH-it.

Ajo ia ka përmendur gjithashtu rastin e Martin Berishajt dhe Nagip Krasniqit, për çka Bislimi është ndjerë në siklet teksa ka thënë se për të janë të rëndësishme raportet e Bashkimit Evropian.

“Është shumë me fat që Komisioni Evropian nuk mendon kështu si ju sepse ju po konkludoni se Komisioni Evropian ka gabuar. Unë jam zëvendëskryeministër i Kosovës për integrim evropian dhe relevante për mua janë raportet që i nxjerr Bashkimi Evropian dhe raportet e Bashkimit Evropian. Nëse mendoni se indekset ndërkombëtare jeni gabim. Por nëse keni menduar se korrupsioni do të qrrënjoset për 2 vite, atëherë keni mendim më të mirë për këtë qeveri.”, ka thënë Bislimi.

Deputetja e LDK-së ka insistuar duke i thënë se: një ambasador me një megaskandal po të përfaqëson në Kroaci.”.

Përgjigja e Bislimit menjëherë ishte në mbrojtje të Berishajt duke thënë se gjithçka është “konstrukt artificial”.

Ai madje e ka quajtur “intelektual të shquar” Merishajn.

“Po ashtu e dini shumë mirë se rasti i Berishajt është konstrukt artificial i ndërtuar nga subjektet politike në Kosovë. Nuk ka asnjë proces gjyqësor ndaj tij. Është e tuprshme se si zhvarritet një intelektual i shquar si Martin Berishaj me shpresë se mund të nxirret ndonjë përfitim politik. Të gjitha janë spekulime dhe dokumentuar qartë, por ju mund të vendoni nëse mendoni se ua sjell ndonjë poen politik.”, tha Bislimi. 

Go to TOP