Përfundon pushimi dimëror në arsimin parauniversitar, nga psikologët vlerësohet i pamjaftueshëm

Pas 4 muajve proces mësimor intensiv, nxënësit në arsimin parauniversitar në shkollat publike realizuan pushimin dimëror prej 5 ditëve.

Këtë formë të mësimit prej 9 muajve mësim me vetëm një javë pushim mësimdhënësit e cilësojnë ngarkesë për nxënës, nga të cilët në fundvit shkollor nuk do të nxjerrin rezultate të kënaqshme mësimore.

Këshilli i Prindërve kërkon që pushimi pranveror të jetë si i tillë e jo proces mësimor.

Derisa psikologët vënë në dukje se për arritje të mira mësimore, idealja do të ishte pas çdo dy muajve proces mësimor, të ketë një javë pushim për nxënësit, njofton RTK.

Nxënësit në arsimit parauniversitar për katër muaj radhazi zhvilluan proces mësimor me intensitet, duke punuar edhe për tetë javë edhe ditëve të shtuna. Pushimi dimëror u realizua vetëm 5 ditë, nga 30 janari deri më 3 shkurt të vitit 2023.

Zhvillimi i procesit mësimor në këtë formë nga mësimdhënësit cilësohet ngarkesë, dhe arritje jo të kënaqshme të rezultateve.

Në hulumtimin “Mbingarkesa Kurrikulare në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë “të realizuar nga Instituti Pedagogjik i Kosovës, në sistemin arsimor në Kosovë zhvillohet mësim përgjatë 185 ditëve, derisa pushim prej 13 javëve.

Go to TOP