Një futbollist talent,jashtëzakonisht i shkëlqyer si Valmir Shkreta

Valmir Shkreta,një talent i ri në futboll,ai vjenë nga Hani Elezit dhe luan për grup-moshat e Fc Sharrit,me trajnerin e mrekullueshëm Muhabi Bushin.

Tash e disa vite ai merret me futboll,filloi me Shkollën e futbollit “Sc Sharri”,ku aty si trajner kishte Besar Lurin dhe Bunjamim Bushin,sukseset për të nuk munguan prej qe filloi aktivizimin në futboll,duke marrë pjesë në turne të ndryshme si në Kosovë,Maqedonin e Veriut,Shqipëri dhe disa vende europiane,ku shumicën nga këto turne ata arritën të rrëmbenin edhe vendin e parë.

Ashtu siç nuk kanë munguar sukseset e Valit deri tani, urojmë që t’mos ndalen edhe në vazhdim.

Duhet cekur se Valit nuk i ka munguar asnjëherë përkrahja nga familja,përkatësisht nga prindi i tij Alaudin Shkreta,i cili është njē afarist i ndershëm dhe i shkëlqyer në punën e tij.

Sukseset për futbollistin Valmir Shkreta,mos mungofshin asnjëherë.

Go to TOP