Përfundon operimi i policit që u plagos në veri, i hiqet plumbi nga kraharori

Ka përfunduar operacioni i policit 40-vjeçar që mbrëmë mbeti i plagosur pas një sulmi të armatosur që ndodhi mbrëmë në veriun e Mitrovicës.

Mjeku që ka marrë pjesë në operimin e policit- dr Nazmi Kolgeci i tha Nacionales se operacioni ka përfunduar me sukses, plumbi i është heçur policit.
“Po gjithçka ka përfunduar mirë. Polici po trajtohet tash në repart. Operimi ka përfunduar me sukses”, tha për Nacionalen drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale të QKUK-së, Nazmi Golgeci.

E ndërkohë edhe nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës kanë dhënë detaje për Nacionalen rreth gjendjes së policit që u plagos mbrëmë gjatë një aksioni të armatosur në veriun e Mitrovicës.

Sipas QKUK-së, polici i plagosur në QKUK ka mbërritur sot rreth orës 8:30.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton se sot rreth orës 8:30, një pjesëtar i Policisë së Kosovës i lënduar mbrëmë është pranuar në Qendrën Emergjente, pasi kishte marr trajtimin e nevojshëm në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës. Ekipi i Klinikës Emergjente bashkë me mjekët konsultantë nga klinikat përkatëse kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe rasti, sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetë. Pacienti është pranuar për trajtim të mëtejmë në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë Torakale”, kanë deklaruar nga QKUK.

Go to TOP