Përfundon numërimi në Obiliq, LVV e dërgon në balotazh Xhafer Gashin

Ka përfunduar 100 përqind numërimi i votave në komunën e Obiliqit.

Në këtë komunë do të ketë balotazh. Xhafer Gashi, si kandidat i pavarur ka dal i pari me 48.25 përqind.

Pozitën e dytë e ka kandidati i LVV’së, Halil Thaçi me 20 përqind. I treti është kandidati i LDK-së, Mehmet Krasniqi me 9.43 përqind.

Vendin e katërt e ka kandidati i Listës Serbe, Goran Dancetoviq me 9.21 përqind. I pesti është Ajet Berisha i Lëvizjes për Bashkim me 7.52 përqind.

Xhelal Krasniqi i AAK-së është i gjashti me 3.09 përqind. I fundit është kandidati i PDK-së, Hanefi Musliu me 2.51 përqind.

Go to TOP