Kosova

Përfundon numërimi në Klinë, këta dy kandidatë shkojnë në balotazh

Zenun Elezaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Esat Raci i Partisë Demokratike të Kosovës kanë shkuar në balotazh në garën për të parin e Klinës.

Në raundin e parë të zgjedhjeve, Elezaj ka marrë 43.10 përqind të votave, ndërsa Esat Raci ka marrë 27.60 përqind.

Besim Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marrë 19.41 përqind, ndërsa Lulzim Dragidella ka marrë 9.88 përqind.

Shfaq më shumë
//benoopto.com/4/3473483