Përfundon numërimi i votave të diasporës, këto janë rezultatet komunë për komunë

Ka përfunduar numërimi i votave nga diaspora për të gjitha komunat e Kosovës.

Dramë e vërtetë është zhvilluar në Dragash atje ku LDK ka përmbysur rezultatin duke ia marrë këtë komunë nga dora PDK-së e cila printe pas numërimit të votave të së dielës.

Votat e diasporës për të gjitha komunat janë kësisoj:

Në Gjilan, Alban Hyseni i VV-së ka marrë 148 vota ndërkaq Lutfi Haziri ka marrë 65.

Në Gjakovë Ardian Gjini ka marrë 72 vota teksa Kusari Lila ka marrë 82 vota.

Në Viti Arsim Ademi i VV-së ka marrë 33 vota ndërsa Sokol Haliti i LDK-së ka marrë 24 vota.

Në Prishtinë Arben Vitia ka marrë 122 vota teksa Përparim Rama ka marrë 15 vota.

Në Prizren Shaqir Totaj i PDK-së ka marrë 53 vota teksa Mytaher Haskuka ka marrë 68 vota.

Në Podujevë Shpejtim Bulliqi ka marrë 91 vota teksa Ekrem Hyseni i LDK-së ka marrë 11 vota.

Në Rahovec Smajl Latifi i AAK-së ka marrë 13 vota ndërsa Visar Korenica i VV-së ka marrë 43 vota.

Në Shtime Qemajl Aliu i VV-së ka marrë 42 vota krahas 14 sa ka marrë kandidati i PDK-së, Naim Ismajli.

Në Malishevë Ekrem Kastrati i Nismës ka marrë një votë teksa Isni Kilaj i PDK-së ka marrë 56.

Në Klinë Zenun Elezaj ka marrë 19 vota krahas tri sa ka marrë Esat Raci i PDK-së.

Në Kaçanik Besim Ilaiz ka marrë dy vota krahas 19 sa ka marrë Jeton Raka i VV-së.

Në Fushë Kosovë Enver Bajçinca i VV-së ka marrë 34 vota krahas gjashtë sa ka marrë Burim Berisha i LDK-së.

Në Vushtrri Ferit Idrizi e Xhafer Tahiri kanë marrë nga katër vota.

Në Drenas Ramiz Lladrovci ka marrë një votë ndërsa Driton Ajazi ka marrë katër.

Në Istog Bekë Berisha ka marrë 22 vota teksa Ilir Ferati tetë sosh.

Në Junik Agron Kuçi i AAK-së ka marrë 232 vota krahas 436 sa ka marrë Ruzhdi Shehu i LDK-së.

Në Dragash Behxhet Xheladini i LDK-së ka marrë 244 vota krahas 54 sa ka marrë Shaban Shabani i PDK-së i cili e humb këtë komunë.

Në Mamushë KDTP ka marrë 27 krahasa 28 sa ka marrë KATP. /Lajmi.net/

Go to TOP