Kosova

Përfundon numërimi i votave në Graçanicë e Zubin Potok, Lista Serbe i fiton të dyja

Ka përfunduar numërimi i votave edhe në dy komuna me shumicë serbe. Bëhet fjalë për Graçanicën dhe Zubin Potokun.

Të dy këto komuna janë fituar nga kandidatët e Listës Serbe.

Në Graçanicë ka fituar Ljiljana Subaric e Listës Serbe me 77,71 përqind duke lënë mbrapa vetës Branimir Stojanovic me 22,29 përqind.

Në komunën e Zubin Potokut zgjedhjet i ka fituar Srdjan Vuloviq i Listës Serbe, ndërsa pas tij janë radhitur Slavisa Bisevac i GIZP dhe Qerkin Veseli i Lidhjes Demokratike të Kosovës. 

Shfaq më shumë
//dopansearor.com/4/3473483