Përfundon Kampionati Mesdhetar, festa për Kroacinë
Të shtunën mbrëma në Prishtinë ka përfunduar Kampionati i 19-të Mesdhetar për hendbollistet deri në 16 vjet.
Në finale u përballën Kroacia e Spanja, kurse fitore me rezultat 32:24 shënoi Kroacia.
Pas finales është mbajtur Ceremonia Mbyllëse. Janë shpërblyer tri Kombëtaret më të mira, e po ashtu janë shpallur lojtaret më të mira të kampionatit.
Janë nderuar edhe gjyqtarët dhe delegatët e ndeshjeve.
Mesdhetari nisi të hënën, kurse çdo ditë janë luajtur nga plot gjashtë ndeshje. Morën pjesë 12 ekipe kombëtare.
Për vajzat tona, që e përfunduan Kampionatin Mesdhetar me fitore, ishte një përvojë shumë e çmuar.
Nga drejtuesit e Konfederatës Mesdhetare, organizimi dhe kampionati janë vlerësuar me nota maksimale. /Kosova.info/
