Përfundon gara evropiane për Ferizajn

Ferizaj e ka përfunduar paraqitjen në EHF European Cup.

Në kuadër të raundit të dytë, ferizajaset i luajtën në fundjavë dy ndeshje në Itali me skuadrën Jomi Salerno.

Pas humbjes së pësuar të shtunën, Ferizaj të dielën pësoi me rezultat 44:19.

Elsa Kongjeli i realizoi tetë gola për Ferizajn. Lorena Matarova i shënoi tri gola, kurse nga dy i kishin Albulena Kelmendi, Luljeta Sopjani e Shkurte Mehmeti.

Ferizaj tani i kthehet garës në Superligë. /Kosova.info/


Go to TOP