Përfundon aksioni në 21 lokacione, arrestohen 16 persona
16 persona janë arrestuar pas përfundimit të aksionit në Mitrovicën e Veriut dhe në Jug.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, ka konfirmuar se 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje.
Bëhet e ditur se aksioni është shtrirë në 21 lokacione, teksa ka qenë në kërkim të kontrabandës së armëve dhe municionit.
Aksion policor kundër krimit në jug dhe veri të Mitrovicës
Policia e Kosovës ka konfirmuar se një aksion po kryhet në jug dhe veri të Mitrovicës, i cili ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion.
“Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, kanë konfirmuar për RTKlive nga Policia e Kosovës.
