Përfshihet nga zjarri një ndërtesë në Hong Kong, mbi 100 persona mbesin të ngujuar në kulm

Mbi 100 persona kanë mbetur të ngujuar në kulmin e një ndërtese në Hong Kong, pasi ka shpërthyer një zjarr.

Zjarri shpërtheu sot në Qendrën Botërore Tregtare, që nxiti një reagim masiv të ekipeve për situata emergjente.

Shumë janë evakuuar, por raportohet se blerësit dhe vizitorët e një restoranti janë disa prej atyre që kanë ngecur brenda, shkruan South China, raporton BBC.

Të paktën dy persona janë lënduar në zjarr, e shpëtimi është duke vazhduar.

Ekipet e zjarrfikësve po luftojnë për lokalizimin e zjarrit, ku përmes shkallëve po tentojnë t’i nxjerrin ata që kanë ngecur në ndërtesë, shkruan Reuters.

Një grua rreth të 60-ve është hospitalizuar për shkak të thithjes së një sasie të madhe të tymit, e tri tjera janë në gjendje më të rëndë.

Zjarri është klasifikuar si incident i shkallës së tretë, kurse i pestë konsiderohet si më i rrezikshmi. 

Go to TOP