Përfaqësues nga GIZ-i gjerman vizitojnë komunën e Kaçanikut

Përfaqësues nga GIZ-i gjerman vizitojnë Komunën e Kaçanikut, ofrojnë përkrahje në procesin për kthim dhe riintegrim në Kosovë.

Sipas njoftimit, nënkryetari i Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi, priti në takim udhëheqësen e programit të migrimit në projektin GIZ, Maria Kostomay, shoqëruar nga koordinatori i projektit Korab Lekaj.

Nënkryetari Vishi i falenderoi për këtë takim dhe uroi që të ndahen praktikat dhe shembujt më të mirë nga projekti për kthim dhe riintegrim i emëruar “ URA”.

Sipas përfaqësuesve të GIZ-it në këtë takim, projekti nxit kthimin e qëndrueshëm dhe social në Kosovë.

Projekti mbështet njerëz, të cilët kthehen mbrapa në Kosovë, dhe iu tregon atyre mundësitë e një fillimi të ri, duke iu ofruar të kthyerve mbrapa perspektiva të reja dhe ndihmon gjatë riintegrimit të qëndrueshëm në vendin e tyre. /Kosova.info/


Go to TOP