Përditshmëria e një adoleshenteje nga Banja Luka – një histori e shkurtër që përshkruan më së miri sistemin kriminal

Krimet ndaj shqiptarëve gjatë Luftërave Ballkanike, të kryer nga ushtria serbo-malazeze, përfshinin ekzekutime masive, masakrime të popullatës civile, pastrime etnike, konvertime me dhunë në fenë ortodokse dhe persekutime.Pas mbarimit të luftës ka pasur bukur serb e serb, qe shkruanin kundër krimeve të bëra ndaj popujve të tjerë, kroatë, boshnjakë dhe kundër shqiptarëve të pafajshëm.

E një shkrim i tillë qe u popullarizua ,ishte një shkrim i një adoleshenteje në vitin 2014, e cila me një histori të shkurtër përshkruan më së miri sistemin kriminal të asaj kohe.

Shkrimtari , Agim Krasniqi përmes një postimi në facebook ka rikujtuar shkrimin e famshëm të asaj kohe.

Postimi i plotë :

“Çdo mëngjes unë dhe shoqja ime Jelena, e cila jeton në rrugën “Momir Nikolić” (i dënuar me 20 vite burg), shkojmë së bashku në shkollën “Biljana Plavšić” (e dënuar me 11 vjet burg).
Unë jetoj në rrugën “Stanislav Galić” numër 92 (i dënuar me burg të përjetshëm). Për të arritur te shkolla duhet ta kalojmë avenynë “Radoslav Krstić” (i dënuar me 35 vjet burg), pastaj parkun “Ljubomir Boravčanin” (i dënuar me 17 vjet burg).

Unë dhe shokët e mi jemi nxënës të shkëlqyshëm dhe duam të regjistrohemi në shkollën e mesme “Momčilo Krajišnik” (i dënuar me 20 vjet burg).
Pas shkollës shkojmë në ushtrime, gjimnastikë ritmike, në klubin “Duško Tadić” (20 vjet burg). Ne jemi kampionë të Republikës Srpska dhe nënkampionë të Serbisë së Madhe. Natyrsht do të jemi edhe ma të mirë kur të ndërtohet kompleksi sportiv “Radovan Karadžić” (40 vjet burg), me stadiumin olimpik “Ratko Mladić” (burgim i përjetshëm). Unë jam anëtar i klubit të shenjtarisë “Radoslav Brđanin” (i dënuar me 30 vite burgim).
Kjo është përditshmëria jonë!
7 rrugë = 162 vite burg.
2 rrugë = burgim i përjetshëm!”

Go to TOP