Përballje e fortë në pjesën e parë të ndeshjes Holandë – Angli

E fortë ka qenë përballja e pjesës së parë mes Anglisë dhe Holandës në gjysmëfinale të Euro 2024.

Rezultati i dyzet e pesë minutave të parë ka qenë 1-1. 

Ka qenë Holanda ajo që ka kaluar në epërsi kur Simons ka rrëmbyer një top nga mesfusha angleze dhe me një gjuajtje precize nga njëzet e një metra e ka mposhtur portierin Pickford. Megjithatë, Anglia nuk ka vonuar me përgjigjen e saj. Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, e ka barazuar rezultatin nga penalltia në minutën e tetëmbëdhjetë, pas një pengimi në zonë nga mbrojtësi holandez, Dumfries. Vendimi është konfirmua pas rishikimit nga VAR.

Mbrojtësi i Interit është bërë përsëri protagonist kur ka shpëtuar një gol të sigurt, duke e ndaluar topin të kalonte vijën e portës pas një sulmi anglez. Ai gjithashtu e ka goditur shtyllën, duke qenë shumë afër realizimit të një goli për Holandën.

Nga ana tjetër, edhe Anglia ka pasur një mundësi të shkëlqyer kur Foden e ka goditur shtyllën me një gjuajtje nga distanca.

Me një pjesë të dytë të plotë ende për të luajtur, të dyja skuadrat kanë mundësinë të ndryshojnë rezultatin. 

Go to TOP