Për Një Gjumë Të Shëndetshëm

Sipas ekpretëve një gjumë i mire t fillon me një frymëmarrje e cila duhet te jete e rregullt dhe pa ndërprerje. Gjatë gjumit, frymëmarrja është shume e rëndësishme, pasi në rast të kundërt ajo është ne gjendje të provokojë shqetësimë për shëndetin.

Këto janë disa nga këshillat:

-Oraret fikse
Është shumë e rëndësishme që të kemi një orar të caktuar për zgjimin dhe orën se kur duhet te shkojmë për të fjetur. Ora biologjike është një moment i rëndësishëm qe duhet të respektohet nëse duam te kemi një gjumë te mire.

-Pushimi i drekës
Mire është të mos e ekzagjeroni me gjumin në drekë. Maksimumi koha e mjaftueshme është rreth 30 minuta.

-Duhani dhe alkooli
Rekomandohet që para se të bini për të fjetur të mos e tejkaloni masën me duhan dhe alkool.

Sa më pak kafe
 6 ore para se të shkoni për të fjetur, rekomandohet që t’i thoni jo kafesë, çajit dhe pijeve të gazuara.

-Një ushqim i shëndetshëm
Asnjëherë nuk duhet të shkojmë për të fjetur te pangrënë. Por duhet t’i themi jo edhe darkave te shëndosha. Drejtojuni me shume nga domatet, orizi, buke, nënproduktet e qumështit, frutat, banane, mandarina, fiq.

-Sporti
Është provuar se te marrurit me sport, jo me vone se katër ore përpara gjumit favorizon shumë atë.

-Shtrati
 Me së shumti bëhet fjale për dyshekun dhe jastëkun, i cili nuk duhet të jetë as shumë i fortë, por as shume i bute.

-Temperatura
 Dihet tashme qe edhe temperatura e dhomës është e rëndësishme. Rekomandohet qe ajo të jetë ndërmjet 17 dhe 18 grade celsius.

-Zhurmat dhe dritat
Veçanërisht zhurmat e aparaturave elektronike duhet të shmangen domosdoshmërish. As kompjuter, as iPad, apo iPhone nuk duhet te qëndrojnë në dhomën e gjumit. Po kështu edhe dritat e tepruara.

Go to TOP