Pensionohet Xhevat Lala, zyrtari shembullor i zyrës për dokumente identifikimi dhe udhëtimi

Shkruan: Agron Abazi

Pensionohet Xhevat Lala, Zyrtari Shembullor i Zyrës për Dokumente Identifikimi dhe Udhëtimi

Xhevat Lala rrumbullaksoi 65 vite dhe u pensionua, duke lënë pas një karrierë të gjatë e të nderuar si zyrtar i Zyrës për Pajisje me Dokumente Identifikimi dhe Udhëtimi. Për më shumë se dy dekada, Lala shquhej për sjelljen e tij shembullore me qytetarët, gjithnjë i buzëqeshur dhe respektues pa dallim moshe. Ai u bë një shembull për shërbyesit civil, duke reflektuar pozitivitet dhe respekt për ligjshmërinë.

Në ditën e tij të fundit të punës, bisedat e qytetarëve për pensionimin e Lalës reflektonin mungesën që do të ndjejnë për buzëqeshjen e tij mikpritëse. Respekt për gjithë ekipën e zyrtarëve që punojnë në këtë qendër, të cilët vazhdojnë të dallohen për profesionalizmin e tyre, ashtu siç e kishte bërë Xhevat Lala.

Pensionim të mbarë dhe shëndet të plotë Lalës së pasaportave dhe punë të mbarë ekipës së mrekullueshme të kësaj Qendre.

Go to TOP