Kosova.info

Pensionohet nga futbolli me Belgjikën Eden Hazard

Eden Hazard ka bërë të ditur se ka marrë vendim që të pensionohet nga futbolli ndërkombëtar, përkatësisht nga Belgjika.

Sulmuesi belg është duke vuajtur nga lëndimet që kur iu bashkua Real Madridi dhe nuk po e lejon ta shfaq potencialin që e kishte te Chelsea.

Derisa mori pjesë me Belgjikën në Kampionatin Botëror, ata u eliminuan në fazën e grupeve, duke mos arritur të përmbushin ëndrrën e tyre.

Pas 126 paraqitjeve dhe 33 golave, në moshën 31 vjeçare, Hazard ka vendosur t’i jap lamtumirën futbollit me përfaqësuese.

Duket se ai shumë shpejtë do të marr vendim edhe për të ardhmen e tij te Los Blancos, pasi as aty nuk është i dëshiruar më.

Ai ka kontratë me madrilenët deri në vitin 2024, por që në verën e vitit të ardhshëm, me shumë gjasë do të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

escort mersin - izmir escort