Penguan faljen e namazit të xhumasë, arrestohen gjashtë persona në Podujevë

Gjashtë persona janë arrestuar në Podujevë pasi të njëjtit kanë penguar ritin e faljes së namazit në xhaminë e fshatit.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë penguar ritin e faljes së namazit të Xhumasë në xhamin e një fshati. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Go to TOP