Penalltitë vendosin fituesin
Nuk ka fitues as pas lojës shtesë në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve mes PSG-së dhe Arsenalit.
Si koha e rregullt, ashtu edhe vazhdimet u mbyllën me rezultat të barabartë 1-1. Kështu, kampioni i ri i Evropës do të përcaktohet nga ekzekutimi i penalltive.
Për Arsenalin realizoi Kai Havertz në minutën e 6-të, ndërsa për PSG-në shënoi Ousmane Dembele nga pika e bardhë në minutën e 65-të.
