Pejë: Policia dhe Prokuroria zhvillojnë aksion kundër të dyshuarve për dallavere me patentë shofer
Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë e Shtetit, janë duke zhvilluar një aksion në Pejë kundër disa të dyshuarve për dallavere me patentë shoferë.
Kjo u konfirmua nga Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj.
Ai tha se Valbona Gjocaj, është në krye të këtij aksioni, ndërsa detaje tjera për momentin nuk dha me arsyetimin se mund të dëmtohet operacioni.
