Ndërroi jetë një person në Pejë, e zë ashensori

Një 54-vjeçar ka vdekur në Pejë, pasi e ka zënë ashensori.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 15:00, Policia është informuar se në rrugën ”Ali pashë Tepelena” në Pejë, ka ndodhur një incident në ashensorin e një banese kolektive shumë katëshe. Njësitet Policore menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor te cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 54 vjeçar”, ka thënë Rugova për lajmin.net

Në vendngjarje gjithashtu ka dalë edhe Prokurori i Shtetit i cili pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.

Go to TOP