Peja përforcohet me Divine Myles

Divine Myles është përforcimi i i ri i KB Peja. Ka qenë vetë skuadra e qytetit në perëndim të Kosovës që ka njoftuar për afrimin.  

“KB Peja mbyll transferimet për sezonin 2023/24 me afrimin e Divine Myles në Folenë e Shqiponjave.

Myles i cili ka luajtur më parë në Kosovë si dhe me fanellën e Kombëtares sonë – karrierë ka bërë edhe në ShBA, Francë, Rusi, Gjermani. 

Divine vjen në cilësinë e lojtarit vendor – duke qenë forcë shtesë drejt luftës për të mbrojtur Titullin Kampion!”, ka njoftuar skuadra nga Peja.  /Kosova.info/

Go to TOP