Peja mposht Sigal Prishtinën në Ligën Ballkanike

Peja ka dalur fituese nga një ndeshje dramatike me Sigal Prishtinën në Ligën Ballkanike. 

Ndeshja është mbyllur me shifrat 87:84.

Pjesa e parë e ndeshjes së zhvilluar në palestrën sportive “Shani Nushi” në Gjakovë është mbyllur me shifrat 43:46 në favor të Sigal Prishtinës, por Peja është kthyer duke e mbyllur pjesën e dytë me shifrat 44:38

Për Pejën u dallua basketbollisti amerikan Kwame Vaughn me 18 pikë, katër kërcime dhe 12 asistime, kurse për Sigal Prishtinën ishte Diamond Smith me 25 pikë, pesë kërcime dhe dy asistime.

Pas kësaj fitoreje, Peja ngjitet në vendin e tretë në tabelën e Ligës Ballkanike me nëntë pikë, ndërsa Sigal Prishtina zë vendin e katërt me tetë pikë.

Go to TOP