Peci: Numri i lartë i punëtorëve që kanë probleme me ligjin po na shkakton vështirësi

Numri i lartë i punonjësve të Ministrisë së Bujqësisë e që kanë problem me ligjin po shkakton telashe në punën e kësaj Ministrie ka thënë udhëheqësi i këtij dikasteri, Faton Peci.

Sipas tij, numri i atyre që janë në paraburgim ose arrest shtëpiak është i lartë.

Peci ka shtuar se kjo është sfiduese se prezumimi i pafajësisë është i garantuar dhe ata e kanë problem zëvendësimin e tyre.

“Në bazë te legjislacionit ata paguhen 50% të pagës”, ka thënë ai.

Ministri Peci tutje ka thënë se janë në fazën e përzgjedhjes së një kompanie që do të avancojë sistemin e informacionit.

“Në esencë ka pas një reagim jo të vogël që disa prej tyre nuk janë pajtuar me kriteret e vendosura, sistemi i vlerësimit nuk nënkupton që bujqit të aplikojnë online. Sistemi i informacionit mund të parandalojë vlerësimin subjektiv të aplikimeve”, ka thënë ai.

Keqpërdorimet e tilla sipas Pecit kanë pamundësuar akreditimin në organizatat ndërkombëtare për bujqësi.

“Për shkak të qeverisjes së keqe përveç që është abuzu me ndihmat, ne nuk kemi mundur të marrim ndihma nga organizatat ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Peci ka folur edhe për rritjen e çmimeve në vend. Ai ka thënë se kjo ka ardhur për shkak të importit të madh të produkteve nga vendet e jashtme.

“Rritja e çmimeve është rezultat i ndryshimeve në verzën globale. Kjo nënkupton që për një periudhë ka ra sasia e prodhimit e nuk kanë mundur të mbulohen nevojat për konsum. Kosova për shkak të importit ka ndikuar edhe në importimin e inflacionit. Qeveria e Kosovës e ka në plan një pako ndihmëse. Një prej tyre ka qenë ndihmesë për pensionistët. Pensionistët do të mbështetën me 100 euro shtesë”, ka thënë ai.

Go to TOP