Peci i reagon Ganimete Musliut: Keni hy në pushtet me panla e keni dalë milionerë
Ministri i Bujqësisë dhe zyrtari i partisë Guxo, Faton Peci, i ka reaguar deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, ku kjo e fundit me gjuhë të ulët ofendoi presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Peci ka thënë se Musliu dhe PDK-ja kanë shfrytëzuar Kosovën si plaçkë lufte dhe se janë bërë milionerë.
Ai ka thënë se gjuha e përdorur nga Musliu është gjuhë e partisë së saj, ku ka kujtuar ofendimin e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli vite më parë.
“Ky diskursi yt është diskurs i partisë, në fakt. Prej shprehjes “ma hangsh…”, e deri te fymjet të natyrave të tjera, janë bërë pjesë e “gjuhës parlamentare”, nga ti dhe bashkëpartiakët.”, ka shkruar ndër të tjera ai.
“Gane, kilogramë për kilogramë, ti dhe partia jote jeni majmur duke e shfrytëzu Kosovën si plaçkë lufte. Milionat që keni ba ju nuk peshojnë me kg, por me okë. Keni hy në pushtet me panla e keni dalë milionerë. Keni hy të lodhtë e keni dalë të fuqishëm në mënyrë të frikshme. Kur keni hy as biçikleta nuk keni pasë, sot voziteni me marka veturash nga trendet që shihen në TV.“
“Ky diskursi yt është diskurs i partisë, në fakt. Prej shprehjes “ma hangsh…”, e deri te fymjet të natyrave të tjera, janë bërë pjesë e “gjuhës parlamentare”, nga ti dhe bashkëpartiakët. Bullizmi që ti e përdorë në raport me Presidenten e vendit është veç shpërfaqje e Ganes së vërtetë. Ti je kjo realja konform gjuhës që e përdorë. Ti vetë ke qenë viktimë e këtij diskursi, ndaj Gane e dashur, përmbahu, sepse i fyeri të fyen! Për fund, po ta sjell në vëmendjen tuaj një thënie të mikes së madhe të Kosovës, ish-sekretares Albright: Ka një vend të veçantë në ferr për gratë që nuk i mbështesin gratë!”, ka shkruar ai.
Ndërsa, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, me gjuhë ofenduese ka sulmuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani, duke ia komentuar pamjen e saj fizike.

