PDK në Fushë Kosovë garon me Rrahim Tërnavën
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, bëri të ditur se garës për Fushë Kosovën do t’i hyjnë me Rrahim Tërnavën.
Krasniqi tha se qytetarët e Fushë Kosovës meritojnë një kryetar të ri, me vizion e energji të reja.
“Kandidati i PDK-së për kryetar të ardhshëm të Fushë Kosovës, Rrahim Tërnava dhe kandidatët tanë për Kuvend Komunal kanë përvojën dhe programin më të mirë për të punuar më shumë për zhvillimin e kësaj komune”, shkroi Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.
Tutje, ai tha se me besimin që do ta marr më 17 tetor, Tërnava do të jetë kryetar që i bashkon të gjithë qytetarët pa dallim, sepse ai e njeh çdo sfidë që kanë qytetarët, dhe ofron zgjidhje për to.
