PDK do të organizojë aksion simbolik para objektit të MINT

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar mbajtjen e një aksioni simbolik para objektit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Sipas njoftimit aksioni do të mbahet nga ora 11:00

“Aktivistë të Rinisë Demokratike të Kosovës organizojnë sot aksion simbolik tek Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”, thuhet në njoftim.

MINT ditë më parë ka njoftuar se  i është shfuqizuar certifikata e biznesit Klan Kosovës. Ky vendim ka ngjallë reagime të shumta.

Për arsye të regjistrimit antikushtetuese, kjo ministri ka njoftuar se u ka shfuqizuar certifikatat edhe pesë bizneseve tjera, në mesin e mbi 40 që sipas tyre janë identifikuar për shkelje të ngjashme.

Go to TOP