PD e Shqipërisë protestë para Kryeministrisë

Partia Demokratike nën drejtimin e Sali Berishës zhvillon para Kryeministrisë protestë.

Në rreshtin e parë të përforcimit të perimetrit të godinës së Kryeministrisë shihen uniformat blu të pajisura edhe me skafandra duke u shtrirë përgjatë gjithë vijës së parë të hyrjes së Kryeministrisë.

Ndërkaq, më herët, kryedemokrati Sali Berisha përcolli mesazhin e tij duke u shprehur se sot është dita e guximit qytetar. Sipas tij, sot i bëhet “gjyqi” qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

“Sot është dita e guximit qytetar. Dita kur populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit, kryeministrit të lidhur me banditë, trafikantë dhe vrasës. Është dita e ngadhënjimit mbi të keqen që ka mbërthyer Shqipërinë”, shkroi Berisha.

Protesta e ditës së sotme që konsiderohet si protestë kombëtare është e dyta e këtij lloji pas asaj të mbajtur më 22 dhjetor të vitit të kaluar.

Go to TOP