Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias hapet më 18 prill

Ministria e Kulturës ka njoftuar për inaugurimin e instalacionit skulpturor “Heshtjet kumbuese të metalit dhe lëkurës” të artistes Doruntina Kastrati dhe kuratores Erëmirë Krasniqi që sivjet përfaqësojnë Pavijonin e Republikës së Kosovës.

Në njoftim thuhet se të gjithë janë të ftuar të bashkohen në inaugurim.

“Hapja e Pavijonit të Kosovës për mediat mbahet më 18 prill 2024, ora 14:00, kurse inaugurimi i Pavijonit të Kosovës në edicionin e 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Bienalen e Venecias mbahet të enjten me datë 18 prill nga ora 15:00 në Museo Storico Navale della Marina Militare (në mes të hapësirave ekspozuese të Arsenales dhe Giardinit)”, njofton MKRS.

Më tutje thuhet se “Heshtjet kumbuese të metalit dhe lëkurës” ka për komisionarë Hana Halilajn dhe organizohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës. /Kosova.info/

Go to TOP