“Pastrimi” do t’i çojë borxhlinjtë tek përmbaruesi, kanë dy ditë afat
Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” Sh.A njofton të gjithë klientët, përfshirë amvisëritë, bizneset dhe institucionet publike, se do të procedojë borxhet e papaguara te Përmbaruesit Privatë pas datës 6 shtator 2024.
“Afati për pagesën e faturave të mbeturinave është deri më 6 shtator 2024, ora 16:00. Për të shmangur procedimin, klientët kanë mundësinë të riprogramojnë borxhet e tyre me këste deri në 12 muaj”, thuhet në njoftim.
“Pastrimi” u bën thirrje konsumatorëve të përmbushin detyrimet për të shmangur masa të mëtejshme ligjore.