Pas Nuno Mendes, edhe një lojtar i Portugalisë e PSG-së e mbyll para kohe Kupën e Botës – tjetër lëndim

Portugalia po përballet me një tjetër problem në Kupën e Botës 2022, para sfidës çerekfinale, të cilën do ta luajë ndaj Marokut.
Kombëtarja e Portugalisë ka humbur një tjetër lojtar të rëndësishëm për pjesën e mbetur të Kupës së Botës, bën të ditur Fabrizio Romano.
Lojtari i PSG, Danilo Pereira ka pësuar një lëndim, dhe pritet të kthehet në Paris për të vazhduar rikuperimin e tij.

Ky është lojtari i dytë i Portugalisë që lëndohet dhe duhet ta mbyll para kohe Kampionatin, pas Nuno Mendes.

Danilo ishte pjesë e rëndësishme e skuadrës, dhe mbuloi pozitën e mesfushorit shkatërrues te skuadra e Santos.

Mbetet të shihet se si do t’i mbulojë trajneri hapësirat e lëna nga Danilo Pereira.

Go to TOP