Pas një mosmarrëveshje në komunikacion, tre gjakovarë përleshen mes vete

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar tre persona në Gjakovë, pasi të njëjtit ishin përfshirë në një përleshje pas një mosmarrëveshje në komunikacion.

Personat e arrestuar janë:

1. D. Gj., mashkull, lindur në vitin 1960, shtetas i Republikës së Kosovës

2. D. R., mashkull, lindur në vitin 1991, shtetas i Republikës së Kosovës

3. T. L., mashkull, lindur në vitin 1986, shtetas i Republikës së Kosovës

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një pistoletë BASQUR, një karikator dhe 4 copë fishëkë të cilat dyshohet se kanë qenë në posedim të të dyshuarit të parë dhe i cili i kishte përdorur për të kanosur të dyshuarit tjerë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, pas përfundimit të procedurave fillestare policore, i dyshuari i parë ndalohet për 48 orë në dhe rasti vazhdon me hetime.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Go to TOP