Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Pas komunës së Preshevës, flamuri shqiptar ngrihet dhe në Bujanoc

Pas Komunës së Preshevës, flamuri kuqezi është ngritur dhe në Komunën e Bujanocit me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Nevzad Lutfiu, ka postuar në rrjete sociale momentin kur ai ngre flamurin kombëtar në Luginën e Preshevës.

Në urimin e tij për Ditën e Flamurit, Luftiu shprehet: “Kombin e ngrisim kur më shumë i japim se sa i marrim!”.

Kujtojmë se ditën e djeshme flamuri kuqezi u ngrit dhe në komunën e Preshevës, nga kreu i saj Shqipërim Arifi.

Arifi deklaroi se kjo është hera e shtatë e vendosjes së flamurit në komunë, teksa ndau dhe një urim për 11 vjetorin e Pavarësisë.

Go to TOP