Pas evakuimit, çfarë ndodh me qentë endacakë në Prishtinë?
Pasi qentë endacakë evakuohen nga rrugët e Prishtinës, ata vendosen në strehimoren e kryeqytetit, ku kalojnë në një proces të plotë veterinar për të siguruar shëndetin dhe mirëqenien e tyre.
Veterinari Kreshnik Vejsa, i cili kujdeset për ta me profesionalizëm dhe përkushtim, thekson rëndësinë e kontrolleve mjekësore, vaksinimeve dhe trajtimeve rehabilituese për çdo qen të sjellë në strehimore.
“Ne sigurohemi që çdo qen të marrë kujdesin e duhur dhe të përgatitet për një adoptim të mundshëm,” shprehet ai.
Strehimorja ofron një mjedis të sigurt, ku qentë mund të rikuperohen para se të vendosen për adoptim ose të kthehen në habitatin e tyre natyror nëse është e nevojshme. Ky proces është pjesë e strategjisë së Komunës së Prishtinës për menaxhimin e popullsisë së qenve endacakë dhe promovimin e kujdesit ndaj kafshëve. /Kosova.info/
