Pas Arabisë, Ahmeti nis vizitën zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar

Pas Arabisë, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka filluar vizitën zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Ahmeti, i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës, Ilir Kapiti, u prit në takim nga delegati i Britanisë së Madhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, David Morris, ku u diskutua mbi zhvillimet në rajonin e Evropës Juglindore dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ahmeti, theksoi arritjet e vendit në demokraci, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.

Ai njoftoi Morris-in mbi raportin pozitiv të Juristëve Eminent dhe nevojën e anëtarësimit të shpejtë të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në fund, zëvendësministri Ahmeti, e falenderoi Morris për mbështetjen e përhershme dhe të fuqishme të Mbretërisë së Bashkuar për Republikën e Kosovës.

Go to TOP