Pas 30 viteve, McDonald’s largohet përgjithmonë nga Rusia

Zinxhiri i restoranteve të ushqimit të shpejtë McDonald’s po braktisë Rusinë pas më shumë se 30 vite biznes në këtë vend.

McDonald’s që në mars përkohësisht mbylli 850 restorantet e saj në mbarë Rusinë, ka njoftuar se tani po largohet përgjithmonë – duke filluar kështu t’i shet pronat e saj.

Gjiganti i ushqimit të shpejtë ka njoftuar se këtë vendim e ka marr për shkak të “krizës humanitare” dhe kushteve të paparashikueshme për të zhvilluar biznes – të shkaktuara nga lufta në Ukrainë.

Restoranti i parë i McDonald’s ishte hapur në Moskë në vitin 1990 kur Bashkimi Sovjetik filloi të hapet për markat perëndimore, kurse McDonald’s është simbol i perëndimit dhe pikërisht për në këtë vend socialist kishte peshë të madhe simbolike.

Kjo kompani ka njoftuar se tani po tenton të shet restorantet e saj në Rusi – duke i dhënë mundësi blerësve potencial lokal që synojnë të fillojnë “procesin e ndërtimit” të një brendi të ri, por që nuk do të ketë emrin McDonald’s.

Go to TOP