Parku i Aventurave, nga “Gërmia” shkon te Parku i Arinjve
Komuna e Prishtinës pati planifikuar që të bëjë edhe një Park të Aventurave si zonë rekreative në Parkun e Gërmisë.
Por, me një ide të tillë nuk u pajtuan një pjesë e qytetarëve, të cilët bënë padi ndaj Komunës, raporton “Ju Flet Prishtina”.
Vendimin e Gjykatës Themelore për pezullim e projektit të “Parkut të Aventurave” në Gërmi, Komuna e Prishtinës kishte vendosur ta dërgonte edhe në Gjykatën e Apelit e atë Supreme.
E këta të fundit, në verdiktin final vendosën në favor të qytetarëve. Kjo ka bërë që për mbrojtësit e mjedisit të rritet besimi tek institucionet.
Parku i Aventurave u vendos që të bëhet, por tashmë në një lokacion të ri.
Sipas Komunës së Prishtinës, kjo do të bëhet te Pylli i Arinjve përskaj Liqenit të Badovcit.
Sipas nënkryetarit të Komunës, Alban Zogaj, kanë filluar procedurat për të realizuar këtë projekt.
