Park i ri ekologjik në Gërmi – Investim për natyrën, shëndetin dhe fëmijët e Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka përuruar ndërtimin e një parku të ri ekologjik në zonën e Gërmisë duke sjellë një hapësirë të sigurt, të shëndetshme dhe tërësisht të ndërtuar nga materiale ekologjike për fëmijët dhe familjet e kryeqytetit.

Ky projekt është pjesë e angazhimit të Komunës për të investuar në mjedisin e gjelbër, mirëqenien e qytetarëve dhe krijimin e hapësirave publike që promovojnë një stil jetese aktiv dhe të qëndrueshëm.

“Po investojmë në natyrë, shëndet dhe mirëqenie. Ky park është vetëm fillimi – do të vazhdojmë me projekte të ngjashme edhe në pjesët tjera të Kryeqytetit,” thuhet në njoftimin e Komunës.

Përveç ndërtimit me materiale miqësore me mjedisin, parku i ri ofron pajisje moderne për lojë, hapësira për rekreacion dhe aktivitete familjare duke e bërë Gërminë edhe më tërheqëse për qytetarët e të gjitha moshave.

Ky investim është shembull i vizionit për një Prishtinë më të gjelbër, më të sigurt dhe më të kujdesshme ndaj brezave të ardhshëm. /Kosova.info/


Go to TOP