​Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në Viti

Task Forca –Lindje, e përbërë nga Dogana dhe Policia e Kosovës ka vijuar angazhimet për parandalimin e kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme përgjatë kufirit të Kosovës me R. e Maqedonisë se veriut.

Më datë 06.10. 2025, në rrugën Viti-Gerlicë kanë ndaluar një automjet furgon me targa vendore i cili dyshohej se ishte i ngarkuar me mallra të kontrabanduara tē cilat dyshohej se ishin sjellë përmes rrugëve ilegale.

Gjatë kontrollit te furgonit i cili drejtohej nga personi U.U. I moshës 29 vjeçar nga Vitia, është vërejtur se kishte te ngarkuar mallra si në vijim:

40 thasë fara me peshë nga 25kg= 1000kg

50 pako kumbulla te terura me peshe nga 10 kg=500 kg, për te cilat nuk kishte asnjë dokument mbi prejardhjen e tyre.

Mallrat e kontrabanduara sipas vlerësimeve te tregut janë ne vlerë mbi 10 ,000 euro, pa i llogaritur shmangieve dhe taksat doganore.

Rasti për procedim të mëtutjeshëm mbetet te trajtohet nga njësitet e doganës ,ndërsa malli dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar ne terminal doganor. /Kosova.info/


Go to TOP