Gjeopolitikë

Paralajmërimi i zyrtarit europian: Nëse Bosnja shpërbëhet, pasojat do të ndihen në të gjithë rajonin

Nëse Bosnjë-Hercegovina shpërbëhet, pasojat do të ndihen në të gjithë rajonin. Kështu ka paralajmëruar për Reuters, përfaqësuesi i lartë europian në Bosnjë-Hercegovinë, Christian Schmidt.

“Nëse vendi ndahet, diçka që për momentin nuk është e afërt dhe nuk e synon asnjë shtet, Bashkimi Europian dhe Serbia do të duhet të rikalibrojnë busullat e tyre politike.

Për mua, është në interesin e vetë Serbisë që Bosnjë-Hercegovina të ketë stabilitet. Trazirat në këtë rajon do të ndikojnë edhe në marrëdhënien e vështirë mes Serbisë dhe Kosovës në një mënyrë të njëjtë ose të ngjashme”, tha Schmid.

Komentet e të dërguarit europian u bënë pas paralajmërimit të liderit serb të Bosnjës, Milorad Dodik, për krijimin e një ushtrie të serbëve të Bosnjës brenda federatës. “Nëse kjo është e vërtetë atë herë komuniteti ndërkombëtar do të duhet të rimendojë seriozisht opsionet e veta”, tha Schmidt.

Shpërbërja e shtetit të krijuar pas rënies së Jugosllavisë nuk po ndodh tani, shtoi i dërguari europian, por paralajmëroi se nëse vijohet me degradimin e marrëveshjes së Dejtonit, “ka shumë gjasa që vendi të ndahet”.

Shfaq më shumë