Paraburgim për 4 persona, detyrojnë viktimën të veprojë në dëm të tij
Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit katër të pandehurve, të dyshuar për veprën penale “Detyrimi” në bashkëkryerje, “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” për tri prej tyre si dhe “Shmangie nga tatimi” për një nga ta.
Personat me inicialet L.S., XH.S., N.K., dhe R.P., dyshohen se duke shfrytëzuar autoritetin dhe lidhjet që kanë pasur me të dëmtuarit në mënyrë të vendosur dhe në vazhdimësi detyrojnë të dëmtuarin të veprojë në dëm të tij.
“Gjykata, gjithashtu ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se janë kryer veprat penale, si dhe duke marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale të detyrimit, ashtu që të pandehurit duke shfrytëzuar autoritetin dhe lidhjet që kanë pasur me të dëmtuarit në mënyrë të vendosur dhe në vazhdimësi detyrojnë të dëmtuarin të veprojë në dëm të tij”, thuhet në komunikatën për media.
“Gjyqtarja e procedurë paraprake ka shqyrtua edhe masat e tjera alternative për sigurimin e prezencën së të pandehurve në procedurë përmes masës së arrestit shtëpiak (të propozuar dhe pretenduara nga mbrojtësit e të pandehurve në seancë dëgjimore), mirëpo ka ardhur në përfundim se asnjë masë tjetër alternative përpos paraburgimit për momentin nuk janë të mjaftueshme dhe të sigurta për sigurimin e prezencën së të pandehurve në procedurë, deri në sqarimin e rrethanave për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtin kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, e posaçërisht kur hetimore janë në fazën fillestare, sipas vlerësimit përfundimtar të Gjykatës masa e paraburgimit është e domosdoshme dhe e arsyeshme dhe do të siguroj zhvillimin e papenguar të fazës paraprake dhe hetimore”, vazhdon komunikata. /Kosova.info/
