Paraburgim njëmujor për të dyshuarin për vrasje të kërkuar nga Danimarka
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit për veprën penale “vrasje”, i cili po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga Danimarka.
I dyshuari u arrestua nga Policia e Kosovës, përkatësisht nga njësia FAST Kosova, në bashkëpunim me njësitë e rendit publik dhe Njësinë për Reagim të Shpejtë.
Arrestimi u realizua mbi bazën e një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL i Danimarkës.
Sipas njoftimit, gjyqtari i procedurës paraprake ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për paraburgim, duke i caktuar të dyshuarit masën prej një muaji.
